Protesta/ Noj: Kemi përballë gjithë makinerinë shtetërore. Hasani: Duhet qarkullim elitash

Protesta/ Noj: Kemi përballë gjithë makinerinë shtetërore. Hasani: Duhet qarkullim elitash

Aktivisti Erald Noj dhe avokati Naim Hasani diskutuan në studio në lidhje me protestën që po mbahet prej 25 ditësh para Kryeministrisë. Në studion e MCN Informacion, ata thanë se numrat në shesh tregojnë pakënaqësinë e madhe të shqiptarëve ndaj qeverisë së Ramës. 

 

Hasani tha se ka ardhur koha për qarkullim elitash. 

 

Ndërsa Noj tha se protesta është e rrezikuar ndaj asaj duhet t’i bashkohen të gjithë. 

 

Naim Hasani 

 

Për gjendjen ku ndodhet Shqipëria sot kanë faj edhe Rama, edhe Berisha. Kërkesat janë të ligjshme, bazike. Por mënyra si duhet të realizohen nuk gjen dakordësinë e të gjithëve. Nuk mund të ketë ndryshim me një lider opozite që është aty prej ’92-shit. Duhet qarkullim elitash. Pjesëmarrja masive e shpreh qartë. Ajo që dua të them është se këto protesta duhet të tregojnë kokën e tyre. Nuk mund të largosh dikë dhe të shkosh në anarki. Duhen krijuar kushte që në zgjedhje të reja, çdo parti të gëzojë votën e ndershme. 

 

Erald Noj 

Asnjë person që tenton ta shuajë atë protestë nuk do ta lejojmë. Jam i gatshëm të jap shpirtin për këtë protestë. E shoh të rrezikuar protestën. Ka 220 mijë vetë kundërshtarë. Ka gjitha makinerinë e shtetit. Ka 50 miliardë euro në dispozicion të oligarkëve, që kanë bërë marrëve4shje me kryeministrin. Do të luftojnë deri në pikën e fundit për ta mbrojtur veten. Unë mendoj që duhet të firmosim që nuk kemi ardhur për pushtet. Jam i mendimit që t’i bëjmë thirrje të gjithë elitës së Shqipërisë. Kemi nevojë edhe për socialistë, edhe për demokratë. Arta Dade, Arben Malaj, Tomor Alizoti, Ilir Alimehmeti etj. Dikush duhet t’ia thotë Sali Berishës që ka dështuar dhe nuk na duhet. Unë jam nga Mamurrasi dhe Mamurrasi ka qenë gjithmonë i djathtë. E vlerësoj thirrjen e Berishës për demokratët që t’i bashkohen protestës. Ai vetë e ka ëndërr një protestë të tillë. Ne kemi nevojë për të gjithë, është luftë numrash. Rama dhe Berisha kanë dështuar me sukses të dy. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy