Mbretëresha Elizabeth, sekreti i unazës së martesës që e dinë vetëm tre persona në botë

Mbretëresha Elizabeth, sekreti i unazës së martesës që e dinë vetëm tre persona në botë

Mbretëresha Elizabeth, pavarësisht se është gjithmonë në qendër të vëmendjes, mban me vete sekretet që vetëm pak persona i dinë.

Mbretëresha Elizabeth është më jetëgjata në drejtimin e në monarkie, pasi ka 70 vjet që drejton mbretërinë.

Dhe pikërisht këtë vit u mbajtën festimet e Jubileut të Platinit, me rastin e 70-vjetorit të mbretërimit të saj në fronin e Anglisë.

Por, cilat janë sekretet e mbretëreshës? Elizabeth nuk e heq kurrë unazën e martesës nga gishti. Ndryshe nga bizhuteritë e tjera të kurorës që janë ekspozuar në publik, është e pamundur të kuptosh sekretin e vërtetë pas unazës. Përveçse ka një vlerë të paçmueshme sentimentale, unaza përmban diamante që janë trashëguar nga nëna e Princit Philip, por ka më shumë se aq.

Sekreti i fshehur është një mesazh i gdhendur, të cilin vetëm tre njerëz në botë e dinë: Mbretëresha, Princi Philip dhe argjendari.

Një fakt i tillë pretendohet në librin “Prince Philip: A Portreit of Duke of Edinburgh”, shkrimtarja e të cilit Ingrid Seward.

Të paktën Philip nuk shpenzoi për unazën e martesës, pasi njerëzit e Uellsit siguruan një copë ari dhe me të u bë unaza, shoqëruar me diamantin e dhënë nga nëna.

Askush nuk e di se çfarë shkruhet në mesazhin në unazë, përveç argjendarit, mbretëreshës dhe burrit të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy