
Fill pas votimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë, ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, teksa foli për media, u shpreh se ky ishte Kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë dhe presidenco-kracisë.
Ai tha se është vendosur një parim i ri, ku vota do të bëhet e lirë dhe në mënyrë transperente.
Berisha e cilësoi votimin e sotëm si një proces përfaqësimi të të gjithë demokratëve.
Ju po asistoni në procesin e votimit të Këshillit Kombëtar, i cili në përbërë ka qendër një nga themeluesit e ditëve të para të PD, tek anëtarët më të rinj të saj.
Në qendër ka militantë dhe veprimtarë të pamposhtur por dhe intelektualë të shquar. Ky proces shënon dhe përfundimin e punimeve të Kuvendit me sukses të plotë, siç theksova në fjalën time, mund të quhet Kuvendi i fundit i kryetaro-kracisë. Vendosi një elitë të re në PD, e tëra e zgjedhur me një anëtar, një votë. Vendosja e këtij modeli në përfaqësim mendoj se ka një rëndësi të jashtëzakonshme që anëtarët e PD të ndjehen të përfaqësuar.
Risia tjetër që ju do të përjetoni çdo votë do të tregohet para kamerave tuaja. Njerëzisht ju kërkon të mos e humbisni durimin. Ndiqeni dhe ju garantoj që kjo rrokullisje e madhe e demokracisë në Shqipëri e ka origjinën te përjashtimi i votës së lirë së pari nga forcat politike. Atë model që instaloi Edi Rama që sipas të cilit për kryetarin nuk votohet, fatkeqësisht atë model e përshtati edhe ish-kryetari i PD në shumë struktura.
Komisioni ka vendosur që çdo fletë votimi ta nxjerrë para jush. Kandidatët të ndjekin votë për votë rezultatin e tyre të qëndrojnë në sallë dhe ta shohin atë.
Pavarësisht se 35 deputetët munguan në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha, ai u shpreh se deputetët duhet të bashkoheshin me shumicën.
Tani të garantoj që ky Kuvend ishte Kuvend i bashkimit. Sot në sallë ishim me qindra delegatë, aty në atë listë ka dhjetëra e dhjetëra të propozuar për anëtar të Këshillit Kombëtar nga ato demokratë që para 6 marsit qëndruan në një pozicion tjetër. Qëllimi i im total ka qenë bashkimi i bazës. Ju i shihni xhirot e ish-kryetarit për të kuptuar se dëshmojnë qartësisht se sa e bashkuar është PD në bazë.
Një pjesë e mirë ishin këtu, një pjesë nuk ishin, ky tren nuk mund të ndalet kurrë. treni i PD-së së rithemeluar është treni shpëtimtar i Shqipërisë. Nuk ka më kohë as një orë as një ditë të shpenzohet me problemet e brendshme, cilido që do ti bashkohet trenit është i mirëseardhur. unë do ta respektoj zgjedhjen e tyre, që kanë vendosur të mos bashkohen.
Mbetem i interesuar që deputetët ti bashkohen shumicës së PD-së. U shkëputën për disa muaj dhe 6 marsi e tregoi qartë se kush ishte shumicë. Deputetët duhet të dilnin qartas në anën e shumicës.
Do zgjidhet një numë ri pamohueshëm në këshillin Kombëtar. PD është e bashkuar, ato që zgjedhin veçimin është e gabuar.
Berisha edhe një herë përsëriti se Enkelejd Alibeaj është i shkarkuar nga posti i kreut të Grupit Parlamentar.
Nëse u bë një vështrim retro u bë si një apel për tu bashkuar sa më shpejt. Ai është anëtar i grupit parlamentar dhe anëtar i PD. Ky Kuvend ishte i hapur, është në tagrin dhe të drejtën e tyre të bëjnë zgjidhjen e tyre. Këtë tren s’ka forcë që ndalon. Treni ecën drejt fitores. Sot u morr një vendim ndaj personit të emëruar nga Gaz Bardhi dhe ai me atë detyrë është nulë për këtë kuvend.
Natyrisht procedurat ligjore do të ndiqen dhe do të jetë grupi i ekspertëve që do të ndjekë procedurën e zgjedhjes së kryetarit të ri të grupit parlamentar, i cili do të jetë një nga nënkryetarët. Alibeaj është i shkarkuar.
Kuvendi me një nen i shtynë jetëgjatësinë Komisionit deri në konsistuimin e Kryesisë së PD-së. Çka do të thotë që Komisoni do t’i propozojë Këshillit Kombëtar listën e kandidatëve për anëtarë kryesie,



