
Pak orë pasi Lidhja Demokratike e Kosovës zgjodhi kryetarin e saj, Isa Mustafa, zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur idenë e një koalicioni të mundshëm për formimin e qeverisë së ardhshme.
Anëtarë të Vetëvendosjes, Yll Rugova, Arbërie Nagavci, Boiken Abazi, kanë bërë thirrje për domosdoshmërinë e një bashkimi parazgjedhor, duke e konsideruar kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti si alternativën më të mirë për kryeministër.
Ndërkohë Lidhja e Demokratike e Kosovës po konsideron disa emra të tjerë për kandidatë për kryeministër, ndër ta, sipas “Zëri”, më shumë po lakohet Vjosa Osmani, por edhe nënkryetari i LDK-së ka lënë të kuptohet se është i interesuar. Në vend, LDK-ja është kritikuar e po kritikohet se nuk lejon emrat e rinj në strukturën e saj udhëheqëse.
Pas dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit, presidenti Thaçi nuk ka vendosur ende një datë zgjedhjesh dhe nuk ka ndërmarrë ndonjë hap tjetër në lidhje me këtë çështje.



