Duro: Ndërhyrja e qeverisë në çmime, manipulon tregun. Problem sektori energjetik

Duro: Ndërhyrja e qeverisë në çmime, manipulon tregun. Problem sektori energjetik

Eksperti i ekonomisë Enton Duro, thotë se përballë rritjes së çmimeve dhe inflacionit i cili ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2002, vëmendja shkon te shtresat e varfra.

Për emisionin MCN Economy, ai u shpreh se ndonëse shkalla e varfërisë ra ndjeshëm në vitin 2021, me më pak se 5.5 dollarë në ditë këto shtresa e kanë të pamundur të përballojnë konsumin e nevojshëm.

Inflacioni i ekonomisë prek gjithë sektorët, është pikënisje për procesin e prodhimit. Rritja e kostos së prodhimit, reflektohet tek produkti përfundimtar.

Ndër sektorët më të prekur në Shqipëri, si rrjedhojë edhe e politikave të ndryshme është sektori bujqësor, i cili është vulnerabël. Ndjen çdo efekt, ndërsa mbulon 20% të GDP-së kombëtare. Rritja e çmimit të karburanteve ndikon në mënyrën e prodhimit.

Rritja e kostove të materialeve bazë në ndërtim ka ndikuar, nuk është realizuar plani. Ekonomia shqiptare i ka sytë tek sektori i turizmit i cili ka treguar rritje të vazhdueshme me gjithë problematikat.

Duhet të ketë vëmendje të shtuar, për të mos frenuar rritjen ekonomike. Janë tentuar politika që synojnë të frenojnë çmimet.

Në momentet kur qeveria ndërhyn për të frenuar çmimet, këtu kemi manipuluar tregun gjë që shoqërohet me manipulime të tjera. Të ndalësh inflacionin është si të ndalosh ortekun i vetëm.

Është fenomen global, nxitja e presionit inflacionist erdhi nga tregjet ndërkombëtare, nisi me pandeminë dhe u nxit nga konflikti në Ukrainë. Banka e Shqipërisë në ADN-në e saj, ka politika për të mbrojtur ekonominë nga inflacioni.

Duhet të shohim cili do jetë impakti final i çmimeve, deri kur do shkojnë, pasi pritet të frenojnë brenda viti 2023, duhet të jemi të kujdesshëm me ndërhyrjen.

Paketa fiskale në janar, si në pagën minimale dhe për imputet bujqësore, e kanë deformuar tregun, do e deformojnë atë. Do të isha i kujdesshëm për të orientuar politika që duan të kontrollojnë çmimet.

Vëmendja kryesore është tek balancat buxhetore, krizat ashtu siç vijnë edhe ikin. Çmimet nuk duhen frenuar. Në kohë krize krijohen më tepër amulli, se sa krijohen zgjidhje.

Duro tha se të gjitha politikat tona janë afatshkurtra, por nënvizoi se sektori energjetik mbetet problematik, i cili ndonëse ka parë politika afatgjata, nuk ka dhënë rezultatet e pritura.

Jemi në një situatë ku nuk po menaxhojmë dot financat e sektorit. Çdo mungesë ose financim i çmimit të energjisë elektrike, paguhet nga taksapaguesi, ndaj kemi alookuar 20 miliardë lekë më shumë për çmimin e energjisë elektrike.

Kemi diferencimin në çmim për fashën mbi 700 kilovat. Nëse kriza shpërndan kostot, ato bëhen më të menaxhueshme.

Shtresat që kanë mundësi të paguajnë çmimin real, pse të mos e bëjnë. Në parim ata që kanë mundësi për të paguar një çmim më të lartë, pse mos ta bëjnë.

Nuk jam i sigurt se nëse një familjar konsumon mbi 700 kilovat ka nivel të lartë të ardhurash. Në momente krize kush ka mundësi të paguajë më shumë, pse të mos e bëjë.

Ai foli për vonesë në përdorimin e burimeve të diversifikuara të energjisë. Për Bordin e Transparencës deklaroi se ndikoi në frenimin e rritjes së çmimit, por sipas tij rrezikon që të nxjerrë aktorët e vegjël nga tregu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy