Guatemala do të pranojë emigrantë nga SHBA

Guatemala do të pranojë emigrantë nga SHBA

Autoritetet e Guatemalës kanë rënë dakord të pranojnë emigrantë të paligjshëm të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Bernardo Arevalo e bëri të ditur një gjë të tillë gjatë një konference të përbashkët për mediat me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, duke shtuar se vendi do të rrisë numrin e fluturimeve që vijnë nga SHBA që transportojnë emigrantë të paligjshëm, si guatemalanë ashtu edhe shtetas të huaj në pritje të riatdhesimit të tyre.

Presidenti Arevalo sqaroi se Guatemala nuk do të jetë një “vend i tretë i sigurt” ku të dëbuarit e huaj që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të aplikojnë për azil.

Sipas marrëveshjes së shpallur nga Arevalo, të dëbuarit do të ktheheshin në vendet e tyre të origjinës me shpenzimet e SHBA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy