Në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është mbyllur faza e parë e regjistrimit të studentëve.
Zëdhënësja e universitetit Rozafa Shpuza konfirmon se është mbyllur faza e parë e regjistrimeve dhe se në raport me një vit më parë ka 5% më shumë të rinj të regjistruar.
Ndërkohë raundi i dytë i regjistrimeve do nisë në 22 shtator dhe do të zgjasë deri në 1 tetor, ndërsa raundi i tretë dhe i fundit do të nisë në 4 tetor dhe do të përfundojë në 8 tetor.
Gazetarja e MCN TV Bendis Druni deklaroi se studentët e Shkodrës kanë shfaqur më shumë interes për degën e ekonomikut, juridikut por edhe hoteleri-turizëm.



