Aksidenti tragjik me 4 të vdekur, Pula: Shkak dyshohet shpejtësia e lartë dhe mungesa e ndriçimit në rrugë (VIDEO)

Aksidenti tragjik me 4 të vdekur, Pula: Shkak dyshohet shpejtësia e lartë dhe mungesa e ndriçimit në rrugë (VIDEO)

Një aksident tragjik është regjistruar në mesnatë ku për pasojë katër të rinj Enejdi Laçi 25 vjeç, Erildi Laçi 20 vjeç, Enrikejd Kurti 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç ndërruan jetë në Fushë-Prezë.

Pas hetimeve rezultoi se automjeti që drejtohej nga shtetasi Enejdi Laçi, 25 vjeç dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga vendngjarja gazetari Besmir Pula në një lidhje me MCN Live ka dhënë detaje të reja ku shprehet se deri tani është konfirmuar se kemi të bëjmë me katër viktima dy prej të cilëve vëllezër të cilët janë djegur brenda makinës pasi pas aksidentit makina ka shpërthyer në flakë.

Nga informacionet dyshohet se viktimat kanë qenë duke lëvizur me automjetin tip Benz ku në fushë Prezë janë aksidentuar me betonierën, ndërsa shkak dyshohet shpejtësia e Benzit me të cilin udhëtonin katër të rinjtë.

Një detaj tjetër i rëndësishëm që mund të ketë ndikuar në aksident, është edhe fakti se rruga nuk ishte e ndriçuar e për pasojë të rinjtë mund të mos kenë arritur të shihnin betonieren.

Pas përplasjes automjeti ka shpërthyer në flakë dhe kjo duket se ka qenë fatale për të rinjtë të cilët pas dëmtimeve të marra nga përplasja janë djegur brenda.

Dyshohet paraprakisht se automjeti ka qenë me benzinë dhe gaz, por nuk është lënda djegëse ajo që bënë që automjeti të shpërthejë në flakë, bateria e mjetit shpesh bëhet shkak për shpërthimin e mjetit në flakë.

Sa i përket shoferit të betonieres në kushtet e panikut ai është larguar nga vendngjarja, por pak më vonë është shoqëruar nga policia e Tiranës për veprime të mëtejshme. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për nxjerrjen e trupave të pajetë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy