Roja bregdetare algjeriane vret dy turistë me motor uji

Roja bregdetare algjeriane vret dy turistë me motor uji

Rojet bregdetare algjeriane qëlluan për vdekje dy turistë me pushime në Marok, të cilët kishin hyrë në ujërat algjeriane me motorë uji.

Një lajm i tillë raportohet nga mediat marokene, sipas të cilave viktimat Bilal Kissi dhe Abdelali Merchouer, ishin pjesë e një grupi prej katër personash me shtetësi të dyfishtë francezo-marokene, të cilët u larguan me një jet ski nga qyteti i Saidia.

Një anëtar i tretë i grupit, Smail Snabe, u arrestua nga roja bregdetare që patrullonte kufirin e mbyllur mes dy shteteve.

“Ne humbëm, por vazhduam derisa u gjendëm në Algjeri,” tha Al Omk Mohamed Kissi, vëllai i njërit prej dy të rinjve të vrarë, për faqen marokene Le360.

Ne e dinim se ishim në Algjeri sepse një gomone e zezë algjeriane erdhi drejt nesh dhe personat që ndodheshin në bord qëlluan mbi ne.

Incidenti shkaktoi zemërim në Marok pasi një peshkatar postoi video të një trupi të pajetë që notonte në det. Incidenti vjen në një sfond tensionesh në rritje midis dy vendeve, të përkeqësuara nga antagonizmi i tyre mbi territorin e diskutueshëm të Saharasë Perëndimore.

Kufiri midis kombeve të Afrikës së Veriut është mbyllur që nga viti 1994 dhe Algjeri ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Rabatin në 2021 pasi akuzoi fqinjin e tij për “akte armiqësore “, një akuzë që Maroku e quajti “krejtësisht të pajustifikuar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy