J&J tërheq nga tregu produktet kundër diellit, Aveeno dhe Neutrogena pas zbulimit të elementëve kancerogjene

J&J tërheq nga tregu produktet kundër diellit, Aveeno dhe Neutrogena pas zbulimit të elementëve kancerogjene

Johnson & Johnson tha të mërkurën që do të tërheq të pesë produktet e kremrave me aerosol të markës Neutrogena dhe Avenno nga tregu pasi zbuloi në disa mostra një kimikat që shkakton kancer.

Pasi testimi identifikoi nivele të ulëta të benzinës në disa mostra,J&J tha se ka vendosur t'i tërheqë këto produkte nga tregu.

Benzeni klasifikohet si një kancerogjen njerëzor, një substancë që mund të shkaktojë kancer në varësi të nivelit dhe shkallës së ekspozimit.

“Megjithëse benzeni nuk është një përbërës në asnjë nga produktet tona të kremit të diellit, ai u zbulua në disa mostra të produktetve të kremit të diellit të bërbëra nga aerosol.

Ekspozimi i përditshëm ndaj benzenit me këto produkte të kremit të diellit të cilët kanë në përbërje aerosolin nuk pritet të shkaktojë pasoja të dëmshme për shëndetin”, tha kompania.

Sidoqoftë, kompania tha se po tërheq të gjitha këto produkte të kremit kundër diellit me aerosol, për shkak të kujdesit.

Kremrat mbrojtës të aerosolit janë Neutrogena Beach Defense, Neutrogena Cool Dry Sport, Neutrogena Invisible Daily Defense, Neutrogena Ultra Sheer dhe Aveeno Protect + Refresh.

J&J tha që konsumatorët duhet të ndërpresin përdorimin e produkteve të prekura dhe t'i hidhin ato.

Konsumatorët duhet të kontaktojnë mjekun nëse kanë ndonjë shqetësim, pyetje ose kanë përjetuar ndonjë problem në lidhje me përdorimin e këtyre produkteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy