Qeveria shqiptare do të këshillohet për reformën në tatime e dogana nga një kompani konsulence gjeorgjiane, e drejtuar nga ish kryeministri i atij vendi Nika Gilauri. Kompania e tij e konsulencës Reformatics është kontaktuar dhe ftuar nga Kryeministi Edi Rama për asistencë në dogana e tatime, kryesisht për doganat. Kërkesa vjen në një kohë që është bërë publike tashmë, që kontrata me Crown Agents, për të përmirësuar punën në dogana, e nënshkruar në fund të vitit 2013, nuk do të rinovohet, pas rezultateve të dobëta nga kompania angleze.



