Biden në Tokio: Do përdorim forcën për të mbrojtur Tajvanin

Biden në Tokio: Do përdorim forcën për të mbrojtur Tajvanin

Presidenti i SHBA Joe Biden tha të hënën se do të ishte i gatshëm të përdorte forcën për të mbrojtur Tajvanin, duke kërkuar mbështetje në udhëtimin e tij të parë në Azi që nga marrja e detyrës.

Komentet e Bidenit duket se ishin një largim nga politika ekzistuese e SHBA-së për të ashtuquajturën paqartësi strategjike në pozicionin e saj në ishullin e vetëqeverisur që Kina e konsideron territorin e saj dhe thotë se është çështja më e ndjeshme dhe më e rëndësishme në lidhjet e saj me Uashingtonit.

I pyetur nga një gazetar në Tokio nëse Shtetet e Bashkuara do të mbronin Tajvanin nëse do të sulmohej nga Kina, presidenti u përgjigj: "Po".

"Ky është angazhimi që kemi marrë...”, tha Biden duke e konsideruar si të papërshtatshme marrjen me force të Tajvanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy