Plagosja me armë në Mamurras, gjykata lë në burg 21-vjeçarin Endri Baçuku

Plagosja me armë në Mamurras, gjykata lë në burg 21-vjeçarin Endri Baçuku

Autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 25-vjeçarit Jurgen Ndreca në Mamurras, do të qëndrojë në burg pa afat. Endri Baçuku i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes, u njoh me masën e sigurisë në gjykatën e Lezhës.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, 21-vjeçari mësohet se ka shfaqur pendesë, duke deklaruar se kishte qëlluar në gjaknxehtësi e sipër pas një sherri të çastit.

Por pavarësisht pretendimeve të të riut, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin dhe vendosi ndaj tij Endri Baçukut masën e sigurisë "Arrest në Burg", për veprat penale ”Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ngjarja ndodhi mesditën e 8 marsit në qendër të qytetit të Mamurrasit, ku sherri mes dy të rinjve degjeneroi në përdorimin e armës së zjarrit, ku mbeti i plagosur 25-vjeçari Jurgen Ndreca.

25-vjeçari mori një plumb në shpatull dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia bëri të mundur arrestimin brenda pak minutash të autorit të ngjarjes si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e pistoletës së përdorur nga ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy