Diell dhe temperatura deri në 23 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 23 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet pritet të jenë në ultësirën Perëndimore.

Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Por mesdita dhe pasditja do të sjellin zhvillim të vranësirave duke sjellë reshje aftshkurtra shiu.

Reshjet do të jenë prezente në shtrirjen Lindore dhe në zona të izoluara në qendër të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që Veriu dhe Lindja e kontinentit të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.

Gjithashtu me mot të qëndrueshëm paraqitetet Europa Qëndrore dhe Jugperëndimore. Ndërsa mbetet Italia dhe pjesërisht Rajoni i Ballkanit me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas here parashikohet të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy