Drafti i KE për lirinë e medias, Cukali: Druaj se do mbetet rregullore në letër, nuk ka vullnet politik

Drafti i KE për lirinë e medias, Cukali: Druaj se do mbetet rregullore në letër, nuk ka vullnet politik

Kryetari i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali, e sheh pozitivisht hedhjen në diskutim nga Komisioni Europian të një drafti për lirinë e medias ku fokusi kryesor është mbajtja e mediave larg presionit të politikës por edhe rregullimi i kuadrit ligjor për përfitimin e reklamave.

Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN TV ai deklaroi se kjo rregullore ndikon në shumë gjëra, kryesisht në mbrojtjen e kryeredaktorëve, duke thënë se në Shqipëri ka ndërhyrje të vazhdueshme të pronarëve në punën e kryeredaktorëve.

Sipas tij, media nuk ka një identitet editorial, ndonëse marrëveshja me linjën editoriale bëhet njëherë dhe nuk mund të vijë pronari dhe të ndërrojë sipas preferencave të tij.

Që në momentin që është përcaktuar linja editoriale, pronari nuk ka më të drejtë të ndërhyjë, kryeredaktori duhet të vazhdojë punën e tij.

Reklamat shpërndahen në varësi të interesave personale të një ministri apo një personi me pushtet dhe nuk shpërndahen në bazë të audiencës.

Ka shumë gjëra të mira brenda kësaj pakete. Problemi i vetëm qëndron te zbatimi, që në rastin konkret është Autoriteti i Mediave Audiovizive.

Ndonjëherë frika e hartuesve është se në vende autokratike si Shqipëria nuk do ketë institucione për t’i vënë këto rregulla në zbatim, se këtu nuk ka institucione realisht të pavarura larg interesit të politikës.

Se këtu tek ne ka pronarë që janë më të fuqishëm se bordi i AMA.

Kemi vlerësim të Komisionit të Venecias për punën e AMA-s, kur iu kërkua një opinion mbi një paketë të famshme anti-shpifje, tashmë të vdekur, dhe bënë një vlerësim realist se AMA është një institucion jo i besueshëm.

AMA vazhdon të jetë i tillë se të gjitha pikat e dokumentit janë injoruar totalisht. Duke filluar nga Parlamenti që në fillim të këtij viti iu dha mundësi për përmirësimin e kuadrit ligjor të AMA.

Ishte momenti më i mirë për të plotësuar të gjitha vërejtjet për AMA-n. U përshtatën vetëm disa dispozita bazike në lidhje me reklamat dhe pati një injorim total të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Problemet e AMA janë të shumta, që nga mënyra si caktohet kryetari apo bordi, shpesh duke shkelur Kushtetutën dhe për fatin tonë të keq të tilla veprime për shkeljen e kushtetutshmërisë janë bërë të zakonshme.

Nuk shoh asnjë vullnet politik që AMA të reformohet dhe të jetë e pavarur. Nëse e adoptojmë kjo do mbetet thjesht një rregullore në letër.

E vetmja mënyrë për të ndryshuar diçka është me vullnet politik, që njerëzit e zgjedhur duhet të kenë vullnet për të bërë gjërat e duhura.

A kemi vërtetë ne njerëz që të kenë pavarësi politike? Për sa kohë demokracia nuk funksionon mirëfilli në Shqipëri, por si autokraci, nuk shoh mundësinë që të ketë institucione që të funksionojnë si të pavarura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy