1 Maji/ Punëtorët filipinezë djegin portretin e presidentit Duterte

1 Maji/ Punëtorët filipinezë djegin portretin e presidentit Duterte

Mijëra punëtorë filipinezë dhe aktivistë të punës marshuan sot pranë pallatit presidencial Malacanang në Manila për të shenjuar Ditën e Punës në Filipine.

Ata kërkuan që qeveria e presidentit Rodrigo Duterte të merret me çështjet e punës përfshirë një rritje page minimale dhe fundin e kontraktimit për shumë punëtorë.

Policia tha se rreth 5,000 vetë iu bashkuan marshimit, një ngjarje kjo vetëm një javë para zgjedhjeve senatoriale që mbahen në vend.

Një grup punëtorësh tha se anëtarët e tij nuk do të votojnë për asnjë nga kandidatët e mbështetur nga Duterte dhe dogjën shëmbëlltyrën e tij.

1 Maji – i njohur në Filipine si Dita e Punës – përkujtohet me marshime e protesta nga organizatat dhe grupet për të drejtat e punëtorëve nëpër gjithë vendin. /sipas EuroNews, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy