Kodi i ri Penal/ Kume: Drafti ul dënimet për korrupsionin, veçanërisht për zyrtarët e lartë (VIDEO)

Kodi i ri Penal/ Kume: Drafti ul dënimet për korrupsionin, veçanërisht për zyrtarët e lartë (VIDEO)

Një ndër nenet që ka ngjallur më shumë debat në draftin e ri të Kodit Penal është ai që bashkon në një të vetme veprat penale të korrupsionit për zyrtarët e ulët dhe ata të nivelit të lartë, përfshirë të zgjedhurit vendorë. 

Kjo, sipas analistëve, sjell në mënyrë të fshehur zbutje të dënimeve për zyrtarët e rangut të lartë dhe dëmton luftën ndaj korrupsionit.

Gazetari Mariglen Kume, i ftuar në “MCN Live”, e cilësoi këtë draft si një hap pas jo vetëm në aspektin penal, por edhe në përmbushjen e kërkesave të Bashkimit Europian për drejtësi efektive dhe integritet në qeverisje.

Me këtë draft kemi ulje të dënimit për korrupsion dhe një përgjeshmëri të paqartë për drejtuesit e nivelit të lartë. BE nuk kërkon lehtësim të dënimeve, përkundrazi, rekomandon dënime më të rënda për zyrtarët e lartë. Ky draft shkon në drejtim të kundërt. 

Ky  Kod i ri mbulohet me një “makijazh integrimi”, por realisht nuk pasqyron standardet që kërkohen nga BE dhe organizatat ndërkombëtare.

Kur e bashkon një zyrtar të lartë me një punonjës të thjeshtë administrate dhe ul dënimin, nuk vetëm që e barazon padrejtësisht, por edhe shkurtimet e afateve të parashkrimit favorizojnë mosndëshkimin. 

Një tjetër pikë kritike që Kume ngre ndaj Kodit të ri Penal është edhe mungesa e progresit në dekriminalizimin e shpifjes, një rekomandim i përsëritur ndër vite nga OSBE, BE dhe organizatat për lirinë e medias.

Ka më shumë se 10 vite që kërkohet dekriminalizimi i shpifjes, por Shqipëria nuk ka ndërmarrë hapa realë. Shpifja mund të trajtohet përmes Kodit Civil, me gjobë, përgënjeshtrim apo masa administrative – pa qenë nevoja ta trajtosh si vepër penale. 

Dekriminalizimi nuk do të thotë amnisti për shpifjen, por një mënyrë më e drejtë dhe demokratike për të balancuar lirinë e medias me përgjegjësinë publike të gazetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy