Njeriu më i pasur i Ukrainës, premton rindërtimin e qytetit të Mariupolit

Njeriu më i pasur i Ukrainës, premton rindërtimin e qytetit të Mariupolit

Njeriu më i pasur në Ukrainë është zotuar të rindërtojë qytetin e Mariupolit sapo të përfundojë lufta.

Rinat Akhmetov e ka parë perandorinë e tij të biznesit të shkatërruar nga tetë vjet luftime në Ukrainën lindore.

“Për ne, lufta shpërtheu në vitin 2014, por ne nuk e humbim besimin te ushtarët tanë”, tha miliarderi ukrainas, i cili shihet si kandidat potencial për të luajtur një rol themelor në rindërtimin e pasluftës të një prej objektivave më të goditur nga rusët, Mariupolit.

Sipas Akhmetov, ushtarët e guximshëm të Ukrainës do të mbrojnë qytetin e Detit Azov, i cili është kthyer thuajse në shkretëtirë pas shtatë javësh bombardime nga trupat ruse.

Kolosi i tij, kompania Metinvest (pjesë e Grupit SCM ), prodhuesi më i madh i çelikut në Ukrainë, ka njoftuar më herët se nuk do të jetë në gjendje të përmbushë marrëveshjet e saj të furnizimit.

Mariupol është një tragjedi globale dhe një shembull global i heroizmit. Për mua Mariupol ishte dhe do të jetë gjithmonë një qytet ukrainas. Unë besoj se ushtarët tanë trima do të mbrojnë qytetin, edhe pse e kuptoj se sa e vështirë është për ta. Ne kemi humbur të gjitha pasuritë tona si në Krime ashtu edhe në territorin e Donbasit të pushtuar përkohësisht. Kemi humbur bizneset tona, por kjo na ka bërë më të fortë dhe më të fortë. Jam i bindur se si kompania më e madhe private në vend, SCM do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Ukrainës pas luftës.

Deklarata e Akhmetov u bë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Sipas revistës Forbes, vlera e pasurisë së Akhmetov në vitin 2013 arriti në 15.4 miliardë dollarë, ndërsa aktualisht llogaritet 3.9 miliardë dollarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy