Manjani: Shërim të shpejtë koalicionit! Nuk është faji i të majtëve që drejtohen keq

Manjani: Shërim të shpejtë koalicionit! Nuk është faji i të majtëve që drejtohen keq

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, komenton koalicionin e majtë. Në një status në “Facebook”, Manjani shprehet se mbështet të majtën e bashkuar, por përsërit kritikat e ditëve të fundit ndaj qeverisë.

Ish-ministri i shkarkuar pak ditë më parë thotë se nuk është faji i të majtëve që drejtohen keq.

Statusi i Manjanit

Cilido që tek qëndrimet e mia të drejtpërdrejta sheh arsyen, shkakun apo alibinë e ndarjes së koalicionit të majtë, e ka GABIM!
Kam qenë, jam e do të jem mbështetës i të majtës së bashkuar. Nuk është faji i të majtëve që drejtohen keq!
Nuk mund të ndëshkohet e majta pse qeveria e tyre qeveris me koncension (teori e praktikë e djathtë kjo).
Nuk është faji i të majtëve pse qeveria varfërinë e lufton me burgosjen e të varfërve!
Nuk është fare faji i të majtëve që qeveria nuk i hap telefonin hallexhiut!
Nuk kanë asnjë kusur të majtët, kur qeveria shkel ligjet dhe dhunon Kushtetutën! Nuk e ka në edukatën e tij i majti antiligjin!
Nuk kanë faj të majtët që qeverisen me të njëjtat metoda si të djathtët! Dallojnë vetëm emrat.
Nuk është faji i të majtëve pse vendi kanabizohet. Nuk e bëjnë të majtët vendin hashash! E bën thjesht qeveria e keqe që i shërben trafikut të paligjshëm.
Nuk është faji i të majtës pse demokracia po rrudhet, liria e shprehjes apo edhe e drejta e pronës shkelet! E majta shqiptare është zemra e demokracisë!
Më në fund, por jo për nga rëndësia, nuk kanë faj të majtët pse Edi Rama (themelues i Partisë Demokratike, në krye të PS) dhe Ilir Meta (themelues i Partisë Socialiste, por jo më në PS) kanë pikëpamje të ndryshme për drejtimin e shtetit! Të majtët gjithnjë kanë konkurruar dhe debatuar me njëri-tjetrin!
Jam që e majta të bashkohet edhe më shumë, sepse vetëm kështu do largohet e keqja prej nesh, prej qeverisë dhe prej shtetit tonë të përbashkët.
Vazhdoj t’i uroj koalicionit “shërim të shpejtë”!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy