Kikia: Gazetaria pasion i vështirë, media tek ne është shndërruar në shoqëri ndërtimi (VIDEO)

Kikia: Gazetaria pasion i vështirë, media tek ne është shndërruar në shoqëri ndërtimi (VIDEO)

Gazetari Mentor Kikia në MCN Live duke koemntuar  lirinë  e medias në Shqipëri tha se problemi  tek ne është fakti se kemi vetëm një ditë që flasim për veten, por duhet të flasim shumë më shumë për të kuptuar ku duhet të jemi.

sipas tij, përveç treguesve të raporteve që na nxjerrin shumë më poshtë se sa gjysma e kombit të shtetit të ri të Kosovës, ajo që duhet të shohim të gjithë dhe ta themi me zë të lartë është se media e lirë në Shqipëri nuk është lirë.

Në Shqipëri nuk ka padi ndaj medias, nuk ka gazetarë që rrihen etj etj dhe kjo duket si një paqe që do i jepet rezultate pozitive, por nuk është kështu. Fakti që gazetarët nuk dhunohen nuk do të thotë se media është e lirë. Media ka kaluar në dy epoka në kohën kur shteti ishte agresiv ndaj medias dhe ato dhunoheshin, por pastaj politika kuptoi se sa më shumë ta rrahësh median aq më shumë fiton media dhe pastaj në vend të kërbaçit hyn në punë borderoja. Nuk u joshën gazetarët, ata janë punonjës, problemi qëndron tek pronësia mbi median sepse dalëngadalë media u shndërrua në shoqëri ndërtimi dhe biznesi bën marrëveshje me qeverinë dhe politikat editoriale.

Në vijim ai shtoi se media sot është shndërruar në supermarket dhe kur sheh në fund të vitit sa fiton dhe humbi ka mbaruar misioni. Sipas tij, sot nuk ka nevojë të të rrahë qeveria, mjaftojnë koncesionet dhe media të shërben.

Edhe pse në dukje komunikimi mes medias dhe qeverisë është i bukur dhe paqësor ne vazhdojmë të renditemi shumë poshtë sa i takon lirisë. Ka gazetarë që janë të lidhur me interesa, nuk janë ata punëtorët e medias që punojnë për të sjell informacionin. Gazetarë që shkruan emrin si konsulentë te KESH nuk mendoj se është kontribut, apo gazetaria e shantazhit nuk është e bukur, këto janë forma të degradimit të medias dhe kjo nuk është media, të bësh gazetarin duhet të kesh pasionin, se nuk është fushë me lule. Gazetaria është profesion i vështirë po ta ushtrosh me të gjithë komponentët dhe është me rrezik. Nuk ka fushë me lule për gazetarët në asnjë vend. Liritë dhe të drejtat e medias nuk përcaktohen nga fakti se policia shtyu një kameraman. Treguesi i cënimit të lirisë është atje ku nuk të jepet asnjë informacion, problemi është se të gjitha lajmet dalin copy paste. Është zhvlerësuar roli i medias, nuk ka impakt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy