
Gazetari Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN, analizoi rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë dhe ndikimin e tyre në qeverisjen e Albin Kurtit.
Sipas Nazarkos, fitorja e Kurtit ka qenë domethënëse dhe vazhdon të mbetet e madhe, por qeveria e tij ka hasur vështirësi në politikat e brendshme. Ai theksoi se krahas popullaritetit të Kurtit, ka një perceptim të qartë për dështime në menaxhimin ekonomik dhe qeverisjen e përditshme.
Nazarko nënvizoi se zgjedhjet sollën në skenë edhe një fytyrë të re të opozitës, me liderë që vijnë nga fusha e ekonomisë, duke ofruar një alternativë më pragmatike dhe më pak karizmatike për të ardhmen e vendit.
“Ata të përgjithshme për patjetër rezultatet e këtyre njerëzve, unë mendoj krejt ndryshe nga ai.
Me gjithë hidhërimin që mbart ky pranim, pranimi i këtij fakti që Zoti Kurti ka marrë një rezultat të shkëlqyer dhe nuk ka rënie në gjykimin tim.
Po të marrim në konsideratë faktin që rezultati i dy mijë e njëzet e njëshit ishte rezultati i arritur bashkë me zonjën Osmani në kushtet e pandemisë.
Edhe popujt më të mëdhenj se ne i hyjnë lepurit në bark, besojnë legjenda, besojnë frikëra kolektive.
Edhe ata udhëheqësit që janë demagogë të fuqishëm arrijnë gjithmonë që t'i fitojnë turmat.
Dhe po të mbaj parasysh edhe faktin që ishte një popullsi. Përveçse e traumatizuar dhe e frikësuar, ishte popullsi e izoluar ndërkombëtarisht.
Kosova vetëm vitet e fundit mori liberalizimin e vizave dhe për pasojë, një pjesë e mirë e popullsisë së saj e shihte me një lloj urrejtje atë që ishte çlirimtari dhe qeverisësi i saj për një periudhë të gjatë, pra bashkësinë perëndimore.
Veçanërisht brezi i ri, kështu që fitorja e Kurtit ishte shumë e madhe asokohe dhe vazhdon të jetë e madhe edhe tani.
Në këtë kuptim, rezultati që ai mori në terma absolut dhe në terma relativ është shumë i madh për të, shumë i mirë për të, dhe ky është konfirmimi i faktit që zhvillimi i betejës nuk ishte në terrenin e politikës së brendshme, por të përmirësimit të gjendjes ekonomike dhe të qeverisjes reale të problemeve që kanë qytetarët.
Përgjithësisht, mbrojtësi i Kurtit pranoi që qeveria në planin e brendshëm ka dështuar. Megjithatë, ruajti reputacionin personal të Kurtit si figurë e pakorruptuar.
Të ruash votat në momentin kur ka pasur seanca dhe takime për dialogun me Serbinë, në të cilat është parë qartë që Kurti vazhdon të kundërvihet, jo thjesht Bashkësisë Perëndimore, por edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një tregues domethënës.
Qoftë administratës demokrate, qoftë asaj republikane, dhe ta ruash mbështetjen në kuota të tilla të larta, kjo është diçka që duhet të na shqetësojë. Aq më tepër kur në krye të Amerikës ka ardhur një president si Donald Trump, i cili është jo konvencional dhe pëlqen zgjidhjet e shpejta transaksionale.
Kështu që ato që krijojnë titujt e parë më të rëndësishëm... kështu që ky është konsiderata më konsiderate.
E dytë është që megjithatë, këto zgjedhje treguan një fytyrë tjetër, rikthimin e një fytyre tjetër të Kosovës së mirë dhe të mençur.
Dy liderët e partive kryesore të opozitës ishin figura që vijnë nga ekonomia. Janë udhëheqësit klasikë të Kosovës, të cilën Kosova e ka tejkaluar.
Përtej Drinit, që është Shqipëria, pra udhëheqës jokarizmatikë. Rugova ishte jokarizmatik, madje edhe Thaçi ishte jokarizmatik.
Hoti dhe Mustafa janë udhëheqës jokarizmatikë dhe, kështu që, këta i dhanë fushatës një dimension pozitiv, një shpresë se mund të rikthehemi tek ajo Kosovë e urtë dhe e mençur.
Një Kosovë properëndimore, e cila me fitoren e Vetëvendosjes në fakt është vënë shumë në diskutim.”



