Kreshma ortodokse nis në datën 23 shkurt dhe zgjat deri në 12 prill, datë që shënon kremtimin e Pashkës së Madhe.
Në studion e MCN Informacion, atë Nikolla Kodheli foli mbi domethënien dhe rëndësinë e kësaj sakrifice.
Kreshma është shumë e rëndësishme, sepse nuk shijon dot Pashkën po nuk more pjesë në vuajtjen e Krishtit. Njeriu nëse i ka të gjitha, harron ata që ka rreth vetes, por harron edhe Krijuesin. Në të gjitha fetë monoteiste ka agjërim. Në besimin e krishterë ka 3 ditë agjërim të plotë.
Gjatë periudhës së Kreshmës, për 49 ditë nuk konsumohen produkte shtazore.
Kreshmë nuk është vetëm ushqimi. Është të njohësh dobësitë e tua dhe ato t’i rregullosh.
Të sëmurët përjashtohen. Kreshma e tyre është vetë sëmundja.



