“Certifikohet” Urdhri i Inxhinierit, Mena: Nuk mjafton vetëm një kërkesë në gjykatë, duhet të votojë Parlamenti. Projektligjet janë ende në komision

“Certifikohet” Urdhri i Inxhinierit, Mena: Nuk mjafton vetëm një kërkesë në gjykatë, duhet të votojë Parlamenti. Projektligjet janë ende në komision

Megjithëse dy projektligjet për ngritjen e Urdhrit të Inxhinierit dhe ngritjen e Urdhrit të Inxhinierit Hidroteknik pritet të kalojnë në komisionet parlamentare për diskutim, një vendim gjykate ka bërë që një grupim njerëzish të krijojnë një urdhër të cilin më pas e kanë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bisnesit dhe në Tatime.

 

Drupal Ad

 

 

 

Dëshira Mena, përfaqësuese e Unionit të Inxhinierëve Shqiptarë tha në studion e lajmeve të MCN Tv se ky vendim, pra ‘certifikimi’ i “ Urdhrit Profesional Hidroteknik” është në kundërshtim me ligjin, pasi nuk mjafton një kërkesë nga disa persona që gjykata ta miratojë, por duhet të votojë i gjithë parlamenti.

Ndërkohë që jemi fokusuar duke luftuar në komisionet parlamentare në të cilat po diskutohet dy projektligjet “Për urdhrin e inxhinierit” dhe “Për urdhrin profesional të inxhinierit hidroteknik” ndërkohë aktivitetet e një grupi njerëzisht të cilët punojnë në fshehtësi kanë bërë të mundur të regjistrojnë në tatime një certifikatë regjistrimi që thotë “Urdhri Profesional Hidroteknik”.  Ky “Urdhri Profesional Hidroteknik” është një urdhër i krijuar nga një grup individësh  në 28.06.2017.

Si ka mundësi të regjistrohet në organet tatimore një urdhër profesional hidroteknik ndërkohë që në komisionet parlamentare po shqyrtohet projektligji për urdhrin profesional hidroteknika në mënyrë specifike. Projektligji për “Urdhrin Profesional Hidroteknik” është depozituar në komision nga Ismet Beqiraj në 2021. Pra kur është krijuar në 2017 ky “Urdhri Profesional Hidroteknik” ata kanë qenë të vetëdijshëm që ky është një urdhër i paligjshëm dhe për këtë arsye kanë marrë iniciativën për ta infiltruar në sistem për ta kaluar në komisionet parlamentare. Ky grup individësh që ka marrë këtë licencë të Urdhrit Profesional Hidroteknik në 19.04. 2023 ka marrë një certifikatë regjistrimi në Tatime për Urdhrin e Inxhinierit. Ndërkohë e gjitha bota e ka marrë vesh që ne po diskutojmë për Urdhrin e Inxhinierit në komisionet parlamentare dhe inxhinierët nëpërmjet Unionit të Inxhinierëve që është grupimi më i madh e ka kundërshtuar.

Sipas ligjeve në fuqi, për të ndërtuar një urdhër profesional duhet të ketë një ligj të veçantë të dedikuar për këtë qëllim. Kjo është arsyeja pse janë këto dy projektligje në komision. Nëse aprovohen apo nuk aprovohen kjo  varet nga procesi.

I vetmi interes për të krijuar “Urdhrin Profesional të Inxhinierit” i çdo grupi dhe individi është të kapë licencimin, të kontrollojë dhe monitorojë inxhinierinë.

Po të shihet në certifikatën e tij të regjistrimit thotë Republika e Shqipërisë, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Të gjitha këto institucione që kanë lëshuar këtë certifikatë do të thotë që janë në dijeni të këtij urdhri të inxhinierit që ky grupi ka krijuar. Si është e mundur që ndërkohë që Kuvendi po punon për të aprovuar ligjet, nga ana tjetër institucionet duke nisur nga gjykata. Të marrë NIPT duhet të kesh vendim gjykate.

Është një gjykatës që ka dhënë një vendim dhe ka firmosur një vendim  gjykate  për krijimin e “Urdhrit të Inxhinierëve”. A është në dijeni që për të firmosur një vendim nuk duhet një kërkesë të firmosur nga 5 individë, por duhet të votojë i gjithë parlamenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy