Pas ashpërsimit të deklaratave nga ana e kreut të LSI-së ndaj aleatit më të madh në qeverisje, ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe. Në një status në “Facebook”, Braçe shkruan se përveç dashurisë, LSI tani ka humbur edhe qetësinë.
Deputeti socialist, i cili ditët e fundit nuk i ka kursyer kritikat ndaj ministrave të LSI-së lidhur me bujqësinë dhe transportet, thotë se në emër të pushtetit partiak, LSI dhe presidenti i zgjedhur po sulmojnë Partinë Socialiste.
Braçe përmend edhe atë që e quan mbështetje të Metës për çadrën e PD-së dhe ngurrimin e LSI-së për të hyrë në një koalicion të dytë me PS-në me justifikimin se “për këto vendosin forumet.
Statusi i Braçes
SA E PADREJTE!
SA E PANDERSHME!
LSI ka humbur edhe qetesine tani.
Logjiken po e po.
Ne nje perpjekje per te shperndare moral, besnikeri, qendrueshmeri, ne fakt po ben nje dem kolosal, po "vret" ende pa nisur detyren Presidentin e Republikes, ate qe Kushtetuta e percakton qarte si perfaqesuesin e unitetit te Kombit, sic duhet te jete.
E gjitha per PUSHTET partiak!
Asnje interes tjeter.
"LSI force e pare", "Petrit Vasili kryeminister" jane interesa legjitime por teresisht partiake.
Krejt normale deri ketu.
Anormale behet gjithcka kur LSI sulmon kedo qe kerkon edhe me pak se kaq.
Pershembull;
LSI sulmon prej dy ditesh PS per fushaten e saj, synimin e qarte per nje fitore te madhe qe i jep mundesine te drejtoje e vetme qeverine e ardhshme.
LSI thote se "Edi Rama do gjithe pushtetin per vete".
Por dy dite me pare, ne nje deklarate te shperdare per median, LSI vuri ne gojen e Presidentit te zgjedhur "kenaqesine e dekretit te pare, i cili, do te ishte ai i emerimit te Petrit Vasilit si kryeminister"!!
E shihni;
LSI e kerkon gjithe pushtetin per vete, hem Presidentin, hem Kryeministrin, madje me kenaqesi, por e sulmon, lufton ate qe eshte me pak se kaq tek PS, udheheqjen e Qeverise prej saj, vetem Qeverise.
Kjo eshte e padrejte, e pandershme, nuk ka asgje qe lidhet me parimet e moralin.
Por e konsumuar qartesisht nga LSI, dukshem prej korrikut te shkuar.
Sepse eshte keshtu, keto historite me "bese", "besnikeri" etj, jane aq te paverteta aq sa kercasin keq.
Sepse;
nuk ishte besnikeri, qeveria teknike dhe zgjedhjet e parakohshme, kerkuar troç e qarte nga LSI nje korrik me pare, nuk ishte besnikeri, Çadra poshte selise se Kryeministrise e kunder saj, madje me kerkesen unike -ik ti te ulet ky, tre muaj me radhe, madje madje duke e mbeshtetur si kurre me pare, nuk ishte besnikeri, mbremja e organizuar hidhur per t’i hedhur te gjithe kunder PS, ate pasditen qe u erresua pa ardhur nata, tamam nga ky pazar ne aksham; nuk ishte besnikeri, tallja njevjeçare ndaj vendimit te PS per te hyre ne zgjedhje ne koalicion me LSI, vecanerisht ajo fjalia epike-"kete e vendosin forumet", shoqeruar me gajasje nje here dhe, me slloganin "LSI force e pare", heren tjeter.
Ka dy qasje ne harkun e dy viteve te fundit; LSI pranon ta tradhetoje Balliu i saj, ta munde ne nje gare elektorale i vetem, madje duke e maskuar me fajin e paqene te PS; LSI harron mbajtjen e angazhimit nga PS, per te ndare pushtetin ne nivelin me te larte te tij-Presidentin e Republikes, me te, madje pa munguar asnje vote, madje madje duke pranuar edhe pjesmarrjen e tij ne fushate si President i zgjedhur; e pashembullt kund kjo.
Edhe nje here, KJO ESHTE E PADREJTE, E PANDERSHME!
Ne fund, une mendoj qe kjo maredhenie ka nevoje per qetesi, logjike, madje dhe ndershmeri nese eshte e mundur.
Ndryshe di te prodhoje edhe me deklarime e sjellje qe vrasin njera-tjetren me pandershmeri:
Ne Shkoder zbulohet Mafia e Plehrave si sponsorizuese e nje marreveshjeje te paqene, ne Tirane votohet qe kompanise se identifikuar nga "dobesia" Berisha si Mafia e Plehrave, ti jepet e drejta per te konkuruar ne te gjithe Shqiperine.
E kuptoni sa e padrejte dhe sa e pandershme eshte?!



