
Partia Demokratike festoi të hënën 27-vjetorin e themelimit dhe kryetari Basha e shfrytëzoi këtë ditë për tu bërë thirrje të zhgënjyerve që të bashkohen për të fituar. Basha risolli edhe një herë në vëmendje marrëveshjen e 18 majit dhe akuzoi Ramën se nuk iu përmbajt paktit.



