Donald Lu iu përgjigjet kritikëve: Mos fajësoni SHBA e BE, por nisni punën për reformën në drejtësi

Donald Lu iu përgjigjet kritikëve: Mos fajësoni SHBA e BE, por nisni punën për reformën në drejtësi

Ditët e fundit opozita në veçanti Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë thirje dhe e kritikuar hapur ambasadën amerikane për mbajtjen e qëndrimeve të dyfishta lidhur me reformën e drejtësisë.

Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Ambasdorit Donald Lu, i cili ka zgjedhur ti përgjigjet interesimit të Zërit të Amerikës për këto akuza, ku thekson se politikanët shqiptarë duhet t’i japin fund ankesave dhe t’i futen punës.

Sipas ambasadorit, në vend që politikanët të fajësojnë të huajt,

Shtetet e Bashkuara ose Bashkimin Evropian, për problemet që kanë krijuar vetë, do të ishte mirë të kishin dialog politik me njeri tjetrin dhe te punonin bashkë për të zbatuar reformën në drejtësi, përfshi plotësimin me anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Ambasadori Lu u bën thirrje politikanëve që të bashkëpunojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet lidhur me Prokurorin e Përgjithshëm, për mbështetjen e ligjeve të mira dhe për të ofruar burimet që policia dhe prokuroria të kapë kokat e krimit të organizuar”, siç shprehet ambasadori Lu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy