Ukraina ka nevojë për mbështetje të shpejtë dhe të mjaftueshme financiare për t’i mbijetuar luftës për liri.
Kështu deklaroi Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një video-mesazh.
Unë them gjithmonë shumë sinqerisht, defiçiti mujor buxhetor në Ukrainë tani është pesë miliardë dollarë.
Sipas Zelenskyt, kjo shifër nuk është vetëm një kosto ose një dhuratë nga partnerët e Kievit, por një kontribut për sigurinë e tyre.
Sepse të mbrosh Ukrainën do të thotë gjithashtu ta mbrosh atë nga luftërat dhe krizat e reja që Rusia mund të shkaktojë.



