Rusta zbardh deklaratën e Breçanit në gjykatë: "S’jam i përfshirë. Po më kërkoni të bëj burg për djalin!" (VIDEO)

Rusta zbardh deklaratën e Breçanit në gjykatë: "S’jam i përfshirë. Po më kërkoni të bëj burg për djalin!" (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta ka zbuluar në MCN Live detaje nga seanca ku caktuan masat e sigurisë për grupin e trafikut të drogës, të zbuluar nga përgjimet e komunikimeve në SKY.

Rusta bën me dije se ish-nëndrejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani i është drejtuar gjykatës me fjalët: “Po më kërkoni të bëj burg për djalin! Nuk jam i përfshirë”.

Ai (Breçani) ka mohuar të jetë i përfshirë në trafikun e lëndës narkotike dhe i është drejtuar gjykatës: Në këto momente po më kërkoni të bëj burg për djalin, po nuk jam unë ai që kam shkelur ligjin. Gjykata është tërhequr për vendimmarrje dhe sipas informacioneve të siguruara nga MCN Live nuk pritet të ndryshojë asgjë, pasi procedurialisht është vetëm verifikimi i kushteve të ekzekutimit të masës së sigurisë. Gjithçka do të mbetet në Gjykatën e Apelit ku palët do kërkojnë një masë më të butë. Avokatët mbrojtës të z.Breçani, mes tyre Maks Haxhia, ka kërkuar që të njihet lirimi edhe me një garanci pasurore, apo bllokim pasaporte, pasi Erzen Breçani s’do t’u shmanget hetimeve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy