Drafti i Ramës për Asociacionin, aktivistët protestë para Kryeministrisë: Duhet ta mbështeste Kosovën dhe jo t’i binte pas qafe

Drafti i Ramës për Asociacionin, aktivistët protestë para Kryeministrisë: Duhet ta mbështeste Kosovën dhe jo t’i binte pas qafe

Një protestë e organizuar nga dy gazetarë dhe e mbështetur nga aktivistë e qytetarë të ndryshëm po mbahet përballë Kryeministrisë. Protesta po zhvillohet kundër draft-asociacionit të propozuar nga Rama. Gazetarja e MCN Tv, Oliverda Allmuça duke raportuar nga protesta tha se qytetarët nuk e mbështesin draftin pasi e konsiderojnë si ofendim për Kosovën dhe kryeministrin Kurti. Një nga protestuesit tha se së paku Rama duhet të heshte dhe jo ta godiste pas qafe Kosovën në këtë moment të vështirë. "Edhe pse u njoftua me vonesë, e hasa në mediat sociale njoftimin për protestën. Prandaj shoh që s’ka dhe aq shumë njerëz. Protestojmë për çështjen kombëtare. Mitrovica, Kosova janë pjesë e historisë sonë. Ka 100 vite që shqiptarët vuajnë nga politikanët jo korrektë. Kërkojmë nga Rama, minimalisht solidaritet dhe mbështetje nga Kosova. Mbështetje dhe jo në momentin më të vështirë t’i bjerë pas qafe. Minimalisht mund të kishte heshtur".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy