“Basha la litarin brenda!”, Kalemaj: Tre pole në PD, pak gjasa të krijohen disa partiçka (VIDEO)

“Basha la litarin brenda!”, Kalemaj: Tre pole në PD, pak gjasa të krijohen disa partiçka (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj duke folur në MCN Live foli për tre pole brenda PD-së, duke theksuar se nuk dihet nëse e djathta do të shkojë drejt krijimit të 2 apo 3 partive të vogla apo do bashkohet.

Para një javë parashikova që do ishte Alibeaj kryetar, këtu të çonte aritmetika e thjeshtë e gjerave. Mendoj që u kritikua shumë që z.Basha është dorëhequr, por la litarin brenda. Drejtimi i qëndron Alibeajt për një vit. Doli rezoluta që i kërkon palës tjetër që të largojë Berishën nga e drejta për të kandiduar. Ka pasur insinuata që Basha s'është dorëhequr, por ka lënë mëkëmbësin e vet, në mënyrë që të rikandidojë. Ka lënë të nënkuptuar që mund të rigarojë. Janë tre pole në PD, janë edhe grupi atyre që duan një PD pa Bashë dhe Berishë në krye. Është e thënë që të vijojë të jetë partia kryesore e qendrës së djathtë. Por për momentin s’kemi alternativë. Problemi është ku do shkojë, drejt krijimit të dy apo tre partiçkave, por e shoh të ketë pak gjasa që të ndodhë ky skenar. PD ka vend edhe për të qenë forcë e parë në të ardhmen. Nëse bën një program që u apelon të vetpunësuarve. Por duhet të dijë ta apelojë në mënyrë koherente. Bizneset e vogla, të vetpunësuarit. Lidershipi i ri duhet të jetë përbashkues, se sa do sakrifikojnë nga komoditeti personal Basha dhe Berisha s’dimë ta themi”.

Kalemaj tha se PD është parti e Sali Berishës, por edhe Lulzim Basha ka mundur të krijojë klanin e vet në parti.

A ekziston poli i tretë? Duket si dëshirë e jona më shumë. Ajo është një parti e Sali Berishës. Suksesori ishte po ashtu i Berishës. Ky suksesor dështoi t’i japë fizionominë e tij, por krijoi klanin e vet. A do arrijë PD të krijojë një individ apo një grup që dalin me teza politike. Kanë hedhur z. Kadilli, Shano, por s’kanë elektorat”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy