Të paktën 30 persona kanë gjetur vdekjen dhe 22 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugët e rrezikshme të Bolivisë.
Autobusi i cili udhëtonte mes Oruros dhe Potosit, u përplas kokë më kokë me një furgon që vinte nga drejtimi i kundërt të hënën, duke dalë fillimisht nga rruga dhe më pas duke rënë në një greminë rreth 800 metra të thellë.
Përplasja ndodhi kur një furgon Mitsubishi që udhëtonte nga Potosi në Oruro doli në korsinë e kundërt.
Shoferi, i cili kishte tejkaluar shpejtësinë dyshohet se shfaqi shenja lodhjeje dhe përgjumjeje, kur u përplas me një autobus të kompanisë Challapata, i cili transportonte 56 pasagjerë dhe po shkonte nga Oruro në Potosi.



