Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar për qarkun e Tiranës, duke mos miratuar kërkesën e PDIU për të shtyrë shqyrtimin e rezultatit.
Me këtë vendim të KQZ, PDIU nuk ka mundur që të futë në parlament kryetarin e saj, Shpëtim Idrizi.
PDIU kërkoi shtyrjen e shqyrtimit të rezultatit të Tiranës me 48 orë, por kërkesa u rrëzua me votatat e PS dhe të kryetarit Klement Zguri, ndërsa pro votuan përfaqësuesit e LSI dhe 2 anëtarë të PD.
Por pas këtij vendimi Mesila Doda tha se DIU ka prova filmike që tregojnë shtrembërim të vullnetit të zgjedhësve, duke tentuar rrëmbimin e mandatit të PDIU në tavolinë.



