Irani do të vazhdojë pasurimin e uraniumit me ose pa një marrëveshje me fuqitë botërore.
Kështu tha ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi, ndërsa Teherani zhvillon bisedime me Uashingtonin dhe fuqitë evropiane mbi programin bërthamor të Iranit.
“Pasurimi i uraniumit nga Irani do të vazhdojë, me ose pa një marrëveshje”, tha Araghchi në një postim në X.



