
Brad Pitt ka paditur Angelina Jolie. Pitt pretendon se ish-gruaja e tij shiti "në mënyrë të paligjshme" aksionet e saj në kantinë e tyre Château Miraval duke e ditur se blerësi, Yuri Shefler, "do të kërkonte të kontrollonte biznesit të cilit Pitt i ishte përkushtuar".
Padia e Brad Pitt akuzon Angelina Jolie se ka shkruar pas shpinës së tij një marrëveshje biznesi "të paligjshme".
Në padinë e tij të depozituar të enjten në Los Anxhelos, Pitt akuzon Jolie-n se i ka shitur fshehurazi gjysmën e aksioneve të ish-çiftit të kantinës së tyre të famshme franceze, Château Miraval, një kompanie të kontrolluar nga oligarku rus Yuri Shefler, duke e ditur shumë mirë "Shefler do të kërkonte të kontrollonte biznesin të cilit Pitt i ishte përkushtuar.”
Pitt pretendon se shitja e supozuar tetorin e kaluar shkeli marrëveshjen e tyre se "ata nuk do të shisnin kurrë aksionet e tyre të Miraval pa pëlqimin e tjetrit”.
“Jolie kohë më parë ndaloi së kontribuar për Miraval – ndërsa Pitt derdhi para dhe djersë në biznesin e verërave, duke e ndërtuar atë në kompaninë në rritje që është sot. Nëpërmjet shitjes së supozuar, Jolie kërkon të kapë fitimet që nuk ka fituar dhe të kthejë një investim që nuk e ka bërë”, thuhet në padi.
Pitt kërkon në padi dëmshpërblim, ashtu edhe prishjen e kontratës së shitjes të bërë nga Jolie.
Pitt, 58, dhe Jolie, 46, blenë Château Miraval, me qendër në Correns, Francë, në vitin 2008, duke caktuar aksionet e tyre përkatëse në kompanitë që filluan përpara se të martoheshin: Nouvel LLC në rastin e Jolie dhe Mondo Bongo LLC për Pitt. Çifti filloi të prodhonte verën e tyre roze në vitin 2012, me sukses të madh, dhe u martuan në një kishë në pronën Côtes de Provence në gusht 2014.
“Vreshti u bë pasion i Pitt-it – dhe një pasion fitimprurës, pasi Miraval, nën drejtimin e Pitt-it, ka qenë një histori suksesi ndërkombëtar dhe një nga prodhuesit më të vlerësuar në botë të verës roze”, thuhet në padinë e re.
Por më pas Jolie bëri kërkesë për divorc në vitin 2016 pas dy vitesh martesë dhe 12 vitesh së bashku. Dhe verën e kaluar, ajo pretendoi në dosjet gjyqësore se kishte kaluar vitet e mëparshme duke u përpjekur të negocionte një marrëveshje pune ose një skenar "blerjeje të plotë" me ish-in e saj – por rezultoi pa sukses.
Ajo pretendoi se Pitt kishte nënshkruar "shpenzime të konsiderueshme" në lidhje me Miraval pa pëlqimin e saj dhe se ata nuk mund të binin dakord për "çmimin dhe marrëveshjet " për një blerje.
Ajo i kërkoi gjykatës ta lironte atë nga urdhrat ndalues të lidhur me divorcin që po e pengonin të nënshkruante një marrëveshje ekskluziviteti me një blerës të mundshëm të paidentifikuar.
Pitt më tej pretendon se Shefler dhe agjentët e tij "po kërkojnë të transferojnë pronën e Miraval në Qipro si pjesë e një strategjie tatimore të pasigurt dhe ligjërisht të dyshimtë" dhe "kanë kërkuar që banka e Château Miraval të ngrijë asetet e saj".
Çifti i njohur janë gjithashtu në një betejë të vazhdueshme për kujdestarinë e katër fëmijëve të tyre të mitur.



