Protestat masive në Serbi/ Ramabaja: Javët në vijim do të çojnë në dorëzimin e Vuçiç (VIDEO)

Protestat masive në Serbi/ Ramabaja: Javët në vijim do të çojnë në dorëzimin e Vuçiç (VIDEO)

Qindra studentë serbë kanë nisur një marshim nga Beogradi drejt qytetit të Novi Sadit, si pjesë e protestave masive që kanë tronditur Serbinë pas shembjes së çatisë në një stacion treni, një ngjarje që ata e lidhin me korrupsionin e thellë që ka përfshirë vendin.

Drejtori i Institutit për Gjeopolitikë, Sadri Ramabaja, për ‘MCN live’ ka komentuar zhvillimet në Serbi lidhur me protestat kundër presidentit Aleksandar Vuçiç, duke theksuar se rinia serbe po shfaq një ndërgjegjësim të thellë politik.

Ai vlerëson se kjo lëvizje e rinisë do të çojë shpejt në dorëzimin e Vuçiç, duke e detyruar atë të përballet me pasojat e veprimeve të tij.

Kemi të bëjmë me një ndërgjegjësim të plotë politik të një brezi të ri i cili nuk mashtrohet me një karrem dhe e ka lexuar mirë strategjinë dhe taktikën e Vuçiç për të shtyre, për të blerë kohë për afatet e depushtetizimit të tij.

Ata nuk duan më ti japim një mundësi të tilla, ata duna që ta paraqesin të tillë siç është ai ‘mbreti lakuriq’ dhe duket se ky është motiv i fuqishëm dhe i interesuar për vite të tëra.

Gjasat reale janë se ditët dhe javët në vijon do ta detyrojnë që të bëja atë që nuk ka bërë asnjë nga presidentet e deritashëm serb, ose të dorëzohet dhe pastaj ai e din se e pret drejtësia ose të marrë arratinë, siç kishte bërë një prej kolegut të tij diktator, Bashar Al-Asad, që iku nga Damasku.

Vuçiç, nga ana e tij, kishte premtuar se do të kishte ndryshime në kabinetin qeveritar brenda 10 ditëve, por Ramabaja thekson se ky premtim nuk ka patur asnjë ndikim dhe se nuk është në vëmendjen e studentëve protestues.

Vuçiç bëri një premtim të tillë ekuivokë se do të ketë ndryshime brenda 10 ditëve, duke e lënë të hapur, e para mundësinë e ndryshimit të 50% të qeverisë, ose shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për muajin prill.

Asnjëra dhe as tjetra nuk janë në agjendën politike të kërkesave të studentëve serb. Studentët i kanë parashtruar dy kërkesa kruciale të cilave po u ik Vuçiç.

E para, ka të bëj me publikimin e dokumenteve te plota të marrëveshjes për ndërtimin e stacionit hekurudhor ne Novi Sad, e cila u ishte shitur si njëra nga kryeveprat inxhinierike të Serbisë dhe e dyta ka të bëj që të lirohen të burgosurit protestues dhe të ndiqen ata që kanë sulmuar me vetura studentët ne protestë, pra banditët e organizuar ne pushtet.

Për asnjërën dhe as tjetrën nuk ka përgjigje por ka tendencë për ti ikur, eskivuar këtë përballje dhe është e kuptueshme sepse Vuçiç ndodhet në pozicionin se nuk guxon ti prek njerëzit e tij sepse ata do të flasin dhe do të përmbysen bashkërisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy