Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të përdorë armët bërthamore për qëllime parandaluese dhe për t’u përballur me çdo sulm nga SHBA-të, ndërsa për herë të parë ka vënë në shënjestër Presidentin e ri të Koresë së Jugut, duke paralajmëruar Seulin kundër çdo lëvizjeje nxisin shpërthimin e një lufte të re.
Deklarata e Kim u bë gjatë një aktiviteti të mbajtur të mërkurën, me rastin e 69-vjetorin e armëpushimit që pezulloi armiqësinë e Luftës së Koresë.
Forcat tona të Armatosura janë të përgatitura për t’u përballur me çdo krizë dhe armët tona parandaluese bërthamore janë gjithashtu plotësisht gati për t’u përdorur për të përfunduar misionin e tyre me saktësi dhe menjëherë.
Zyrtarët në Seul dhe Uashington kanë këmbëngulur kohët e fundit se Koreja e Veriut po përgatitet të testojë një armë bërthamore, e para e saj që nga viti 2017, kur Kim shpalli në mënyrë të njëanshme një moratorium.
Anëtarët e qeverisë së Koresë së Jugut thanë se ekziston “mundësia” që testi të bëhej në përvjetorin e armëpushimit të përkohshëm.
Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut tha dje se Koreja e Veriut rrezikon të përballet me sanksione edhe më të ashpra ndërkombëtare nëse teston një armë bërthamore.
Në fjalimin e tij, Kim theksoi se Uashingtoni dhe Seuli vazhdojnë “veprimet e tyre armiqësore të rrezikshme dhe të paligjshme” kundër vendit të tij dhe përpiqen të justifikojnë sjelljen e tyre duke “demonizuar” vendin e tij.
Pheniani ka akuzuar prej kohësh SHBA-në për standarde të dyfishta dhe sjellje armiqësore ndaj saj, gjë që thotë se po pengon rifillimin e bisedimeve për denuklearizimin e gadishullit Korean.
Kim deklaroi se Uashingtoni është “mashtrues”, duke paraqitur “çdo veprim të zakonshëm të forcave tona të armatosura si një provokim dhe kërcënim gjatë kryerjes së stërvitjeve të përbashkëta ushtarake në shkallë të gjerë”.



