Një fabrikë lëkure në Kosovë prodhon prej një viti çanta për market më të njohura të botës. Çantat prodhohen për tregun e jashtëm dhe fabrika ka të punësuar mbi 70 persona. Fabrika është hapur nga biznesmeni Behgjet Pacolli, i cili ka publikuar në profilin e tij statusin e mëposhtëm:
Diçka për të qenë krenarë. Sot është bërë 1 vjet nga hapja e fabrikës së lëkurës në Gjakovë. Nga kjo fabrikë, çdo vit prodhohen mbi 50 000 çanta, nga markat më të njohura botërore. Të gjitha për tregun e jashtëm. Kjo fabrikë është hapur me kapacitetin tim, dhe pa asnjë përkrahje nga Qeveria. As që janë interesuar të na vizitojnë. Jam i lumtur që vetëm nga kjo fabrikë, të gëzojnë të ardhura mbi 70 familje.



