Dyrnjaja: Rama i trembur dhe në vështirësi, Veliaj në burg ‘bombë pa siguresë’ për atë që mund të flasë (VIDEO)

Dyrnjaja: Rama i trembur dhe në vështirësi, Veliaj në burg ‘bombë pa siguresë’ për atë që mund të flasë (VIDEO)

Gazetari Denis Dyrnjaja i ftuar në ‘MCN Live’ ka komentuar reagimin e radhës dhe mesazhet që kryeministri ka përcjellë për arrestimin e kryebashkiakut Veliaj për të cilat shprehet se tregojnë që Rama është në vështirësi dhe se nuk e ka parë ndonjëherë në të tilla kushte.

Teksa tha se drejtësia nuk është e kapur nga Soros, ai tha se Veliaj në burg mund të konsiderohet si një ‘bombë pa siguresë’ pëer atë që mund të flasë.

Sipas tij Rama sot tregoi për herë të dytë se është i trembur dhe se nuk është më një mbështetës i SPAK dhe drejtësisë së re.

Me thënë të drejtën se kam parë Ramën asnjëherë në këto kushte, më duket në pozita të vështira politike dhe sikletshme, ndonjëherë gjuha e trupit flet për gjithçka. Pash një gjendje shoku përveç fundit të fjalimit, pash sytë e përhumbur të përfytyrimeve të atyre që thoshte Rama në raport me ato që po ndodh me drejtësinë. Mu duk sikur sytë e njerëzve që ndiqnin Ramën thoshin ti na e bëre këtë.

Kjo që po ndodhte paralajmëroi ndryshime. Ai tha do fitojmë zgjedhjet zjarr, tërmet, do ti i skuqim thoshte për të bërë pastaj disa ndryshime që mesa duket tashmë janë të nevojshme. Drejtësia nuk është aspak e kontrolluar nga Soros sepse po të ishte ashtu nuk do ishte sot Veliaj në burg. Të thuash që drejtësinë e kontrollon Sorosi dhe njeriu i tij të jetë pas hekurave nuk e di se me çfarë sysh e sheh opozita këtë.

Nuk paska qenë dhe aq pa peshë Veliaj përderisa po bëhet gjithë kjo zhurmë e madhe brenda maxhorancës. Fakti që kemi një investim të kryeministrit në ligjeratë të drejtë në vetë të parë, kjo tregon se nuk është kryeministri që duhet të thotë nëse janë sajesa apo jo, nuk është gjyqtari që ti rrëzojë apo pranojë si prova.

Solli sot një element se gruaja e një personazhi të njohur artist po qante në telefon, po sa nëna qajnë në telefon apo dyert e gjykatave, pra sot u kuptua që kjo drejtësi ka probleme që u ndalua Veliaj?

Sot doli konflikti i interesit, pse nuk doli në nëntor, dhjetor, prillin e vitit të kaluar, pra kur të digjet tapeti nën këmbë ty paska probleme me drejtësinë, sepse po të jetë kështu ne paskemi pasur më herët probleme me drejtësinë pse nuk është denoncuar.

Rama sot deklaroi se nuk ka shans të më marrin mua telefonin, kjo tregon një sfidë ose një problem të madh që ke në raport me drejtësinë. A po hetohet Edi Rama? Unë skam problem me telefonin, por nëse skam gjëra të komprometuara, i bie që të flet subkonshi i problemit, çfarë është kjo nuk e dorëzoj telefonin.

E dyta u mblodh komisioni për të folur Klotilda Bushka, ajo është kaq e ekspozuar në gjithë relacionin e prokurorisë që është e implikuar duke intimiduar dëshmitarët që prokuroria ka marrë për të zbuluar implikimin e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj.

I pyetur se si e komenton drejtimin që Rama i bëri ministrit të drejtësisë, Dyrnjaja tha se ai sot iu drejtua Manjës i cili me siguri do ketë marrë një zotim  para kryeministrit dhe besoj duhet të ketë qenë se pa merak në çështjet e halleve të mëdha që do kemi me njerëzit tanë do merrem unë dhe duket që se ka përmbushur këtë zotim.

Të gjitha këto mesazhe që jep kryeministri i vendit, e para duhet të kthehen në kallëzim sepse nëse gjyqtari Bano është përdorur politikisht siç akuzohet nga maxhoranca është i afektuar politikisht nga opozita atëherë Berisha paska qenë i përfshirë brenda strukturave të drejtësisë por si ndenji tërë atë kohë brenda?

Pra kjo e bënë Ramën të turbullt dhe tregon se Rama është në një presion të madh dhe vështirësi dhe vështirësia e madhe është në raport me zgjedhjet. Rama ka shkuar dy herë në bashki për ti treguar administratës që do jemi bashkë në zgjedhje.

Këto janë autogola naiviteti që ti shkaktojnë problemet që ke brenda vetes, personale. Ky është një moment i vështirë politik, jo për shkak të Veliajt, por nëse ai qëndron në burg është një bombë pas siguresë për ato që mund të flasë.

Ndërsa pyetjes nëse mund të jetë rrezik potencial Veliaj për PS, Dyrnjaja tha se rreziqet janë të dyanshme për shkak të dëmeve që mund të vijnë në zgjedhje, për peshën politike elektorale sepse organizonte strukturën për të marrë vota dhe se kjo kjo na tregon se duhet zëvendësuar Veliaj.

Fakti që Rama është angazhuar vetë për të zëvendësuar Veliajn por në këtë rast angazhimi i tij u përpoq të inkurajonte njerëzit por që vetë Rama brenda vetes vetë është i trembur dhe sot e tregoi për herë të dytë që ai nuk është më një mbështetës i SPAK dhe drejtësisë së re, thotë diçka tjetër dhe intimidon në mënyrë të drejtpërdrejtë drejtësinë, sot të paktën ai nuk duhet të lëshonte ato mesazhe.

Sot mesazhi i Ramës ishte që ne jemi përballë, por a do ta hajë presionin e Ramës, Dumani mbetet për tu parë. Sot media duhet të bëhet aleate me drejtësinë për të vijuar drejtësinë që ajo ka nisur me çdo zyrtarë qoftë në pozitë apo maxhorancë. Kjo që po ndodh është fundi i asaj fuqie që mendonin se ishin të paprekshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy