Kthjellime dhe temperatura të larta, parashikimi motit për sot

Kthjellime dhe temperatura të larta, parashikimi motit për sot

Kthjellime dhe temperatura të larta vijojnë të dominojnë në të gjithë republikën e Shqipërisë gjatë paradites.

Parashikohet që pasditja të lër me kthjellime bregdetin dhe zonat e ulta por vranësira të lehta do të shfaqen në zonat lindore ndërsa shira të papërfillshëm rrezikohen sërish në skajin verior.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por ulen në mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 19°C mëngjesi deri në 37°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës deri pasdite mbetet me mot të kthjellët. Por pasditja sjellë kalime vranësirash të lehta në të gjithë vendin. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Maqedonia e Veriut

Deri pasdite moti në MV paraqitet me kthjellime, por më pas vranësirat shfaqen në zonat perëndimore dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin por pa mundur të sjellin shira. Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy