Rritet frika e terrorizmit të djathtë në Gjermani, 9 të vrarë në një sulm ndaj të huajve (VIDEO)

Rritet frika e terrorizmit të djathtë në Gjermani, 9 të vrarë në një sulm ndaj të huajve (VIDEO)

Vrasja e nëntë personave në Gjermani të mërkurën riktheu frikën e terrorizmit të djathtë. Nëntë njerëz u vranë dhe pesë u plagosën rëndë mbrëmjen e së mërkurës në Hanau, një qytet në Hesse rreth 20 kilometra larg Frankfurtit. Masakra ndodhi rreth orës 22:00, ndërsa mëngjesin e sotëm, rreth orës 5 të mëngjesit, pas një nate kërkimesh nga forcat speciale edhe me helikopter, policia gjeti autorin e ngjarjes. Ai u gjet i pajetë së bashku me të ëmën në shtëpinë e tij, çka e çon në 11 numrin e viktimave. Prokurori gjerman i antiterrorizmit tha fillimisht se nuk "ka shenja motivimi me natyrë ksenofobe", megjithatë disa orë më vonë në dosjen e hetimit ngjarja u shënua si "akt i pretenduar terrorizmi".

E përditshmja “Bild” ishte e para që përmendi emrin e vrasësit: Tobias Rathien, ekstremist i krahut të djathtë, 43 vjeç. Sipas tabloidit gjerman, ai la një mesazh ku pretendonte sulmin dhe një video, në të cilën ai argumenton për nevojën për të "vizatuar", asgjësuar "popuj dhe grupe etnike që ne nuk mund t'i dëbojmë më nga Gjermania". Midis viktimave dhe të plagosurve, disa kanë origjinë turke, tha një zëdhënës i Ankarasë, duke kërkuar "përpjekje maksimale në hetimin kundër kancerit të racizmit".

Sulmi është kryer në dy momente. Të shtënat e para, tetë ose nëntë sipas dëshmitarëve okularë, janë qëlluar në mesnatë, në një bar nargjileje në qendër të qytetit. Të njëjtët dëshmitarë raportuan se kishin parë të paktën një trup të pajetë në tokë. Menjëherë pas kësaj autori është drejtuar me makinë në Kesselstadt, në periferinë perëndimore të Hanaut, ku ka përsëritur të njëjtin sulm në një vend tjetër të ngjashëm me të parin, Arena Bar & Cafe. Edhe në rastin e dytë me viktima.

Hija e terrorizmit të krahut të djathtë është e shtrirë në të gjithë vendin. Javën e kaluar, policia federale arrestoi 12 burra midis moshës 20 dhe 60 vjeç në gjashtë lande të ndryshme federale. Ata dyshohen se janë pjesë e një organizate terroriste të djathtë, e cila planifikoi sulme ndaj xhamive, qendrave të pritjes së refugjatëve dhe shkollave të lagjeve me shumicë myslimane. Gjatë kontrolleve u sekuestruan armë, municione, granata dhe bomba artizanale. Celula gjithashtu kishte në shënjestër politikanë dhe refugjatë. Sipas Prokurorisë Federale, qëllimi i saj ishte të krijonte një situatë të luftës civile. Sipas burimeve policore, ka rreth pesëdhjetë ekstremistë të krahut të djathtë në Gjermani të gatshëm për të kryer sulme terroriste.

Ministri i Brendshëm, bavarezi Horst Seehofer, nga radhët e CSU-së, ka njoftuar se qeveria synon të veprojë kundër këtyre rasteve në mënyrë vendimtare, të vazhdueshme dhe në të gjitha nivelet. Zëdhënësi i qeverisë siguroi se "kujtdo do t’i garantohet të praktikojë besimin e vet fetar pa ndonjë rrezik dhe kërcënim".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy