Kompania farmaceutike franceze Sanofi do të ndihmojë prodhuesit e vaksinës së koronavirusit Pfizer dhe Biontech të krijojnë dhe të shpërndajnë 100 milionë doza në Amerikë.
Kjo vjen si pasojë e kërkesës së madhe nga SHBA raporton ‘Reuters’, ndërkohë lajmin që Sanofi do të ndihmojë e ka dhënë CEO i kompanisë Hulson Paul Hudson për ‘Le Figaro’.
Ndërkohë vetë Sanofi po përpiqet për të prodhuar një vaksinë koronavirusi. Muajin e kaluar së bashku me kompaninë Britanike GlaxoSmithKline ata prodhuan një vaksinë, por thanë se nuk ishte efektive te moshat e mëdha.
Për këtë arsye vaksina e tyre është vonuar, ndërsa Sanofi po bashkpunon edhe me kompani të tjera.



