Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Uragji të Pukës.
Mësohet se një vajzë 17-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Ajo është gjetur nga të afërmit në banesë e pajetë. 17- vjeçarja jetonte me dy motrat e tjera, babain njerkën dhe gjyshërit e saj.
Nërkohë menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbëritur policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të rethanave të kësaj ngjarje të rëndë.



