Guvernatori Sejko: Kërkimi shkencor, kontribut në vendimarrjen e bankave

Guvernatori Sejko: Kërkimi shkencor, kontribut në vendimarrjen e bankave

11 punime kërkimore shkencore mbi sfidat e politikës monetare e stabilitetit financiar nga 26 gjithsej, janë kryer nga punonjës të Bankës së Shqipërisë dhe do të prezantohen përgjatë dy ditëve në workshop-in e 10- të  kërkimeve ekonomike në Evropën Juglindore, me temë “Përfshirja e goditjeve në vendimmarrjen e politikës monetare dhe atë të stabilitetit financiar”, organizuar nga Banka e Shqipërisë.

Punimet e këtij seminari u përshëndetën nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili theksoi se temat që do të diskutohen gjatë këtyre dy ditëve do të prekin të gjithë spektrin e interesit të bankës qendrore dhe do të pasurojnë përvojën e pjesëmarrësve dhe të Bankës së Shqipërisë me gjykimin e kërkimit shkencor.

“Politika monetare dhe stabiliteti financiar përballen me sfida, të cilat reflektojnë problematikat e shoqërisë në aspektin ekonomik, social e gjeopolitik. Për këtë arsye, roli i kërkimit shkencor është thelbësor në vlerësimin e efekteve që mund të shoqërojnë politikat e adoptuara, në ekonomi apo sistemin financiar”, tha Sejko.

Sejko u shpreh se organizimi i aktivitete të tilla kërkimore të cilat hulumtojnë e propozojnë zgjidhje të reja dhe modele teorike e empirike efikase, kanë një rëndësi të veçantë pasi kontribuojnë në vendimmarrjen e bankave qendrore, por gjithashtu në shkëmbimin e eksperiencave midis tyre dhe akademikëve të fushës së ekonomisë.

Seminari ka për qëllim të nxisë diskutimin dhe promovimin e kërkimit ekonomik, si dhe bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore. Në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues të bankave qendrore të Austrisë, Bullgarisë, Estonisë, Hungarisë, Italisë, Indonezisë, Maqedonisë, akademikë nga universitete ndërkombëtare si dhe ekspertë të Bankës së Shqipërisë.

Gjatë punimeve dyditore, pjesëmarrësit do të prezantojnë 26 punime kërkimore shkencore, nga të cilat 11 i përkasin punonjësve të Bankës së Shqipërisë.

/a.gjonaj/ /a.g/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy