KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Tiranës, Oltjona Goxha

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Tiranës, Oltjona Goxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, konfirmoi në detyrë gjyqtaren pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Oltjona Goxha.

KPK njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 23.12.2022, për subjektin e rivlerësimit, Oltjona Goxha bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi: Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Oltjona Goxha, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Olsi Komici, Xhensila Pine relatore, Firdes Shuli anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Gjatë seancës dëgjimore më 23 dhjetor, Goxha dha shpjegime të përmbledhura për burimet e pjesës takuese të një automjeti të dhuruar nga prindërit përpara fillimit të detyrës, pasuri për të cilën KPK i kishte kaluar barrë prove për mungesë të burimeve të familjarëve.

Oltjona Goxha u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin e gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy