Shkencëtarët kanë gjetur dëshmi të re për Plutonin

Shkencëtarët kanë gjetur dëshmi të re për Plutonin

Shkencëtarët kanë gjetur dëshmi se planeti shumë i largët, Pluton, strehon një oqean të madh nën të me sipërfaqe të ngrirë, në formë të zemrës, që përmbanë më tepër ujë se sa të gjithë detrat në tokë.

Kjo gjetje, e raportuar mbrëmë në revistën Nature, e ka vënë Plutonin në listën e Sistemit Diellor në botë, që besohet se ka oqeane nën-sipërfaqësore, disa prej të cilave potencialisht mund të kenë kushte për jetë.

Ky oqean i planetit Pluton, që me gjasë është i përzier me akull, shtrihet në 150 e deri në 200 kilometra nën sipërfaqen e tij të akullt dhe është afro 100 kilometra i thellë, kanë thënë shkencëtarët.

Edhe pse uji konsiderohet esencial për ekzistencën e jetës, Plutoni nuk është kandidat parësor për të mundësuar jetë, për shkak se oqeani i tij është i mbuluar me shumë akull, thonë shkencëtarët.

Këto zbulime janë bërë nëpërmjet analizave të informacioneve të mbledhura nga sonda kozmike e agjencisë amerikane të gjithësisë, NASA, e njohur me emrin New Horizons, e cila ka fluturuar afër Plutonit në korrik të vitit 2015.

Shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë se për çfarë arsye efekti 1,000 kilometërsh i gjërë i rezervuarit ujor, që përmban rajonin e pazakonshëm në formë të zemrës, ishte i vendosur në pozicionin aktual të tij afër ekuatorit të Plutomit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy