Sot “dita pa makina”, rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve

Sot “dita pa makina”, rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve

Prej disa kohësh mungesë Bashkia e Tiranës, do të realizoj “Ditën pa Makina”, ku do të bllokojë disa rrugë nëpër Tiranë duke mundësuar që biçikletat të promovohen si një mjet më ekologjik për transport.

Në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, Bashkia e Tiranës ka rikthyer më 22 shtator nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit.

Për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve të shumta dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datë 22 shtator nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të qytetit.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:

Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.

Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”

2.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.

3.Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:

Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”

Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”

4.Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy