Erdogan: Do t’i pastrojmë mbetjet e Gulenit në Shqipëri

Erdogan: Do t’i pastrojmë mbetjet e Gulenit në Shqipëri

Presidenti turk, Erdogan, thotë se Turqia do të vijojë të punojë për pastrimin e atyre që i quan mbetje të lëvizjes Gulen në Shqipëri. Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik Turqi-Shqipëri, Erdogan tha në drejtim të përmbushjes së kësaj axhende ka gjetur mbështetjen e autoriteteve shqiptare.  

Festuam vjet 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Turqisë. Konfirmojmë gatishmërinë për ti çuar në një nivel më të lartë marrëdhëniet tona. Me marrëveshjet që nënshkruam përforcuam bazën juridike të bashkëpunimit tonë. Volumi tregtar ka arritur në 1 miliardë dollarë, objektivi është ta çojmë në dy miliardë dollarë. Turqia është një prej 5 investitorëve të huaj më të mëdhenj në Shqipëri me investime 3.5 miliardë dollarë. Më shumë se 600 firma turke kanë punësuar më shumë se 15 mijë qytetarë shqiptarë duke mbështetur ekonominë vendase. Do të vazhdojmë mbështetjen tonë përmes agjencisë TIKA. Një prej marrëveshjeve që nënshkruam sonte do të përforcojë këtë bashkëpunim.

Në vitin 2021 vendosëm bast me zotin Rama për spitalin e Fierit dhe e ndërtuam për 3 muaj. Do të vazhdojmë ta menaxhojmë bashkë këtë spital. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë popullit shqiptar.

Pjesë e axhendës tonë është edhe pastrimi i mbetjeve të Shqipërisë... që vazhdon aktivitetet e saj me qëllim të hedhë hije mbi marrëdhëniet tona. Nuk do të lejojmë që kjo t’i arrijë objektivat e saj. Ne shikojmë që autoritetet shqiptare janë të vetëdijshme për këtë. Në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet shqiptare lufta jonë me këtë strukturë do të vazhdojë.

Falenderoj Shqipërinë për mbështetjen e fondacionit Marif në aktivitetin arsimor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy