Vdes nga Covid-19 shkencëtarja kryesore e vaksinës Sinovac në Indonezi

Vdes nga Covid-19 shkencëtarja kryesore e vaksinës Sinovac në Indonezi

Shkencëtarja kryesore në provat e vaksinës kineze Sinovac në Indonesi ka vdekur të mërkurën pasi dyshohet se ishte infektuar me Covid-19.

Vdekja e Novilia Sjafri Bachtiar vjen ndërsa viktimat nga koronavirusi arrijnë nivele rekord në Indonezi, një nga vendet ku vaksina Sinovac është përdorur më gjerësisht.

Mediat vendase thanë se Novilia kishte vdekur nga koronavirusi. 

Sindonews citoi një zyrtar të ndërmarrjes shtetërore të farmaceutikës BioFarma i cili thoshte se ajo ishte varrosur sipas protokollit të Covid-19.

Drejtori i ndërmarrjeve shtetërore Erick Thohir postoi një mesazh në Instagram për ndarjen nga jeta e saj, ndërsa nuk dha detaje mbi arsyen.

"Ajo ishte shkencëtarja kryesore dhe drejtuese e dhjetëra provave klinike të bëra nga BioFarma, duke përfshirë provat klinike të vaksinës së Covid-19 në bashkëpunim me Sinovac," tha ai.

"Sinovac është prodhuar dhe injektuar në dhjetëra miliona njerëz në Indonezi, si pjesë e përpjekjes tonë për të qenë të lirë nga kjo pandemi e Covid-19."

Indonezia raportoi më shumë se 1.000 vdekje të koronavirusit në ditë për herë të parë të mërkurën dhe një rekord prej 34,379 raste të reja. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy