
Gazetari Sokol Bregu ka zbuluar detaje të reja në lidhje me operacionin e SPAK ku u zbërthyen disa grupe kriminale.
Në studion e MCN Live, Bregu tha se në komunikimet në EnroChat dhe Sky flitet për shumë para, por që askush nga personazhet e botës së krimit nuk i posedonte ato përveç Ervis Martinajt.
Duke vijuar më tej, Bregu theksoi se futja e Shullazit në ’41 bis’ shkëputi lidhjen mes tij dhe Marklen Hakës duke penguar dhe vrasjen e Durim Bamit.

Që në fillim dosja niset me një situatë jo bese, të një këmbimi informacionesh mes Emiliano Shullazit dhe Marklen Hakës që është në grup me Durim Bamin dhe po përgatiteshin për vrasjen e një personi. Po përgatiteshin për të vrarë Arben Ndokën dhe nga krahu tjetër i jep Shullazit informacione për lëvizjet e Bamit se kërkon që pasi të përfundojnë atë punë të vrasë dhe Bamin, pasi Martinaj i kishte ofruar një shumë të madhe parash. Duket se publiku ka marrë ide se ka para mes njerëzve, por në fakt të gjithë këta janë pa para kesh. Askush prej tyre nuk ka para, përveç Martinajt që ka para kesh. Në një moment që do vrasin Durim Bamin, dy personat kërkojnë një shifër prej 200 mijë eurosh dhe askush nuk i ka kesh dhe të gjithë i thonë merrja Ervis Martinajt.
10 milionë euro është një histori trilli. Duka ka përhapur informacione se jepte 10 milionë euro për të vrarë Martinajn. Në fakt ai nuk i ka këto para sepse atij edhe 1.8 milionë euro që ka, ia ka marrë Martinajt dhe nuk ia kthen. I ka dhënë 1.8 milionë euro dhe nuk ia ka marrë dot dhe përveç kësaj dhe disa borxhe që duhet të jenë 300-400 mijë euro. Ai i kërkon edhe përqindjet e këtyre parave që janë venë në funksion tregtar. I vetmi njeri që ka para kesh dhe aty shkojnë të gjithë është Martinaj. A i kishte prej lojërave të fatit, apo se di t’i menaxhojë më mirë paranë kesh, këtë e dinë vetëm miqtë e tij. Flitet për shumë para dhe askush nuk ka para përveç Martinajt.
Futet më vonë në ‘41bis’. Dhe më pas del informacioni se Shullazi nuk na ndihmon dot për këtë vrasje. Po të ishte, vrasja se personi që ishte në organizatë, Marklen Haka do t’i jepte detaje të hollësishme për lëvizjet e Durim Bamit. Kur futet në ’41 bis’ shkëputet lidhja e informacionit se i vetmi që kishte lidhje Hakën, ishte Shullazi se Haka nuk mund t’i jepte një informacion Ndokës që ishte armiku i tij kryesor.



