Berisha nga Korça: PD mori më pak vota se në ’97, ne do ringrihemi edhe më të fuqishëm

Berisha nga Korça: PD mori më pak vota se në ’97, ne do ringrihemi edhe më të fuqishëm

Gjatë fjalës së tij në “Foltoren” sotme në Korçë, ish kryeministri Sali Berisha tha se PD do ringrihet edhe më e fortë se në vitin 1997.

Sipas tij në 25 prill diferenca në vota mes PD dhe mes PS është më e madhe se në vitin 1997. Ai theksoi se diferenca në vota mes PD dhe mes PS është qartësisht më e madhe se në vitin 1997.

“PD gjatë këtyre viteve kontraktoi një borxh të madh ndaj shqiptarëve. Më 25 prill 2021, diferenca në vota mes PD dhe mes PS është qartësisht më e madhe se në vitin 1997. Votat që ka marrë PD janë 74 mijë më pak se në vitin 2013.
Atëherë pse kjo? Ju keni shpenzuar edhe djersë. Por kryetarit aktual nuk i besojnë më shumë se 90 përqind e atyre që votojnë për ne. Kjo pasi ai nuk arriti të ndërtojë një figurë lideri të vendosur. Por për fat të keq as edhe një marrëdhënie të përshtatshme me ju. Sot takoj drejtues dhe anëtarë dhe ai me një raport gjysëm të akullt me njerëzit.

A ka përgjegjësi Berisha për këtë? Më shumë se gjithë të tjerët këtu. Sepse së pari e njoh më shumë se ju, thelbin e opozitarizmit dhe fushatën elektorale. Pse unë kam toleruar dhe ju kërkoj ndjesë për këtë? Kam pasur vetëm një shkak: betimin tim që të mos kthehem kurrë. Më 26 qershor 2013, jam zotuar para jush se largohem pa kthim.
Pas zgjedhjeve nuk fola pasi besova se detyra më imediate ishte mbrojtja e votës. Nëse do të flisja, ndihmoja kundërshtarin. Mbrojtja e votës bëhet në institucione ndërkombëtare. I përdori ai të dhënat personale? Ato vetëm zgjedhje nuk janë. Kryetari nuk bëri asnjë përpjekje në institucionet ndërkombëtare për të mbrojtur votën tuaj. Unë prapë them se nuk fituam. Sepse vetëm 19 përqind e zgjedhësve thanë se votuan për kryetarin.

Berisha, tha se PD do te ringritet edhe më fuqishqëm për të ecur përpara.

A mund të ringrihemi ne? Ne jemi ringritur edhe në vitin 1997 kur u bëmë copë nga rebelimi komunist. Tani do ringrihemi edhe më shpejt, edhe më të fuqishëm. Tani i kemi gjërat më të qarta se çfarë duhet të bëjmë. Kemi edhe eksperiencën. Pse fituam në vitin 2005? Fituam sepse u bashkuam. Ai bashkim u shndërrua për ne në levën e Arkimedit. A mjafton bashkimi? Jo, duhet hapje e madhe. Duhet të përthithim forcat, personalitetet, ekspertët më të mirë. Themeli i themeleve janë vlerat demokratike,” tha Berisha.

Teksa foli për kryeministrin Edi Rama, Berisha u shpreh se ai mund të largohet vetëm përmes protestave të fuqishme.

“Mjafton bashkimi, jo. Duhet të përthithim forcat, personalitetet, intelektualët dhe ekspertët më të mirë, në mënyrë që qeverisja jonë të ketë përgatitjen më të mirë. Themeli I të gjit5ha themeleve është vlera demokratike Brenda partisë.Nëse ne vendosim pa ju pyetur juve, absolutisht krijohet një strukturë moniste dhe nuk shehh fitore. Do i japim fund kësaj situate. Se kush do jetë deputet, këshilltar, do vendosni ju me votën tuaj. Këto primare krijojnë raportin më të ndershëm të deputetit me zgjedhësit. Nëse unë zgjidhem si kandidat, unë do vi tek ju. Por nëse unë nuk vij tek ju, herën tjetër ju nuk më zgjidhni. Nuk do jetë kusht që kryetari I partisë të jetë domosdoshmërisht kryeministër. Mjafton të heqim unin dhe të vendosim zhvillimin e vendit në prioritet. Ai që do marrë vota më shumë, ai do jetë kryeministri. Vendimet do jenë kolegjiale. Këtu nuk ka më kryesi. Janë ndërtuar si të jetë asamble.

Kryesia është shtab politik, që vendos dhe padiskutim kontrollon kryetarin. Në kuptimin se ai merr vendimet në dakordësi me kryesinë. Partia Demokratike do jetë shtëpia e lirisë. Fraksionet, nuk kemi frikë nga liria, kanë rregullat e tyre. Cilido të lexojë, duan punë për tu krijyuar. Po nuk ndërtuam një parti si kjo foltore, nuk arrijmë objektivat tona. Edi Rama nuk ikën nga pushteti me votat që i zotëron ai. Ai ikën nga pushteti me protesta të fuqishme për të zezat që i ka bërë këtij vendi. Ne duhet të ringrihemi mbi bazën e këtyre parimeve. Ne në këtë periudhë po bëjmë një figurë të keqe. Sepse po tregojmë që nuk kemi tolerancë për fjalën. Të konsolidojmë normat më demorkatike Brenda vendit. Në sitautën aktuale, viktimë e tmerrshme sëbashku me Edi Ramën, është pluralizmi politik, ajo që themeluam në vitin 90. Nuk ka pluralizëm, nëse opozita nuk respekton Kushtetutën e vetë. Pikërisht se ne kemi humbur këtë sens lidhje me ju, ish-kryetari nuk vjen dot tek ju” – tha Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy